Lajm i fundit/ Aksident i rëndë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Ura e Kashit” ku paraprakisht dyshohet se në rrugë është derdhur vaj ulliri, e për pasojë një autobot nafte ka rrëshqitur dhe ka bllokuar rrugën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia mbi ku po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë qarkullimi është i bllokuar për mjetet e tjera. Rikujtojmë se ky aks është tepër i frekuentuar pasi lidh qytetin e Ballshit me disa fshatra te Mallakastrës.

Loading...