Vetëvritet në burg, daja i rreperit të njohur

Burim Hetemi, daja i reperëve Gramoz (Mozzik) dhe Getoar (Geitnjo) Aliu është vetëvrarë mesditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Hetemi ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi dyshohej se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Por, këtë mesditë, u gjet i vetëvarur në qelinë e tij.

Ende nuk janë zbardhur detaje nga mënyra se si i ka dhënë fund jetës i burgosuri, por autoritetet kanë marrë masa.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe zëvendësin e tij. Bëhet fjalë për Shefik Sylejmanin, i cili mbante funksionin e drejtorit brenda kësaj qendre. SHKK pezulloi edhe mbikëqyrësin F.L. dhe zyrtarin korrektues, M.H..

Loading...