Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon për herë të parë Armina

Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pasi vjehrri i saj Sali Berisha u godit gjatë protestës që zhvillonte.

Ajo
u shpreh në “Goza & Gra” se nuk ka dashur t’i tregojë ndjenjat personale në rrjete sociale, pasi situatën nuk e kanë përjetuar mirë.
Moderatorja u shpreh se është bindur që ka qenë diçka e organizuar dhe se autori është shtyrë nga dikush tjetër.

“Nuk e kemi përjetuar mirë, sepse imagjino që shkon përtej politikës. Përtej sulmit fizik që do të më vinte keq për çdo politikan që do të përballej në atë formë. Sepse nuk goditet vetëm një politikan por të gjithë ata që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për shëndetin e tij. Ajo që më prek është fakti që jam 100 % e bindur që ka qenë diçka e organizuar, pasi nuk mendon që ka një person që del për qejf…

Arsyet politike që nuk e pëlqejnë që atu ka pasur mijëra njerëz pas tij. Sigurisht që arsye ka. E para punës një person nuk del pa një telefon dhe kartë identiteti pa e planifikuar këtë gjë. Thanë që është person me probleme mendore ndërkohë që nuk ka një dokument që e provon këtë gjë. Ajo nuk e ka një të tillë nga një klinikë shtetërore, e cila njihet. Për më tepër që është pajisur me patentë në vitin 2022″, tha Armina Mevlani.

Loading...