Aksident në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit.

Të aksidentuarit mësohet se janë dy shtetase maqedonase ku njëra prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Kukësit.

Një pjesë e trafikndarëses ka hyrë mes përmes automjetit gjatë përplasjes.

Shkak është mungesa e sinjalistikës dhe kushtet e këqija atmosferike.

Loading...