Tonin Vocaj emërohet drejtori i Policisë së Tiranës

Mesditën e së premtes, Tonin Vocaj është emëruar Drejtori i Policisë së Tiranës. Ndërsa Lorenc Panganika është vendosur drejtori i Policisë së Fierit.

Këto vendime u morrën gjatë mbledhjes së zhvilloi sot kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me shefat e sektorëve dhe komisariateve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranës.

Tonin Vocaj mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

Ndërsa Panganika drejtoi Policinë e Tiranës që nga tetori i vitit 2021, kur drejtori i atëhershëm Gledis Nano emëroi krerët e rinj të policisë në qarqe.

Loading...