Analisti Andi Bushati e ka cilësuar një “tenxhere me presion që do të shpërthejë” situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë.
“E zëmë zgjidhet Dumani, asnjë gjë nuk ndryshon. Këtu janë kapur të gjithë valvulat, nuk bën dot gjë. Kujton se do të bëjë prokurori i SPAK-ut diçka? Po Gjykata e Posaçme, po 1 mijë fije, po ata të bashkisë që vijnë gjejnë ku e ke gruan në punë, çfarë nevojash ka djali, sa lekë duhen për teatrin, për federatën.
Është mbyllur sistemi, kjo është një tenxhere me presion që do të shpërthejë,” – deklaroi Bushati.
Në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se edhe nëse fiton kandidati që preferon Yuri Kim për drejtues të SPAK-ut, pushteti i Ramës nuk ndikohet.
Sipas analistit, në 30 vjet që e ndjek politikën, nuk ka pasur ambasadore më të paaftë dhe më qesharake se Yuri Kim.