Vajza “shpërthen” në ofendime ndaj nënës së saj: ‘Paska ardhur këtu kjo qelbësira’/ E moshuara: ‘Kam rritur 9 fëmijë, të kini turp’

Nënë e bijë janë në sherr me njëra-tjetrën, ndërsa sot ato janë përballur në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Përballja mes tyre ishte mjaft e tensionuar. Nëna e thirri të bijën për shkak se ajo i kishte premtuar se do e mbante, mirëpo tani e kishte nxjerrë në rrugë.
Zonja Vide është 84 vjeçe, nga Lushnja, nënë e cila edhe pse ka rritur 9 fëmijë, tashmë është më e vetmuar se kurrë. Ajo i kërkon vajzës së saj Majlinda që ta mbajë, pasi kështu i ka premtuar, por nga ana tjetër Majlinda e akuzon nënën se i ka shkaktuar shumë probleme, e madje e ofendon atë, sapo e shikon atë në emision.

Nga ana tjetër Majlinda thotë se ajo nuk mund të kujdeset për nënën e saj, pasi kjo e fundit gjithçka ua ka lënë djemve e madje e akuzon nënën se po e fut edhe në sherr me bashkëshortin.
Majlinda: Paska ardhur dhe këtu kjo? Kjo?! Paska ardhur këtu kjo qelbësira?! Mirë që më zuri me tim shoq po më përzë edhe nga shtëpia. Po paska ardhur edhe këtu ë, po më telendisë ë?! Do vish më në shtëpi ti do vish?! Atje të shkosh në kasolle! Atje ku të lanë çunat.

Zonja Vide: Ti moj, ti do më mbash. Ti që më premtove!

Eni Çobani: Majlinda!

Majlinda: Zonja Eni, ma ka prurë atje ku s’mban më. Plakë e keqe, plakë e fëlliqur, më ke futur në debat me tim shoq. Po më përzë nga shtëpia im shoq mama.

Zonja Vide: Ti më premtove, mos më premtoje.

Majlinda: Të strehova. Çfarë më bëre?!

Eni Çobani: Majlinda pse kështu?! Ke nënën tënde 84 vjeçe?

Majlinda: Po pse vetëm nëna ime është ajo?

Eni Çobani: Po nëna e kujt është, se nëna ime s’është.

Majlinda: Po ka edhe fëmijë të tjerë ajo. Pse më pruri mua këtu ajo. Ka edhe fëmijë të tjerë ta shikojnë edhe ata. Jo vetëm, nuk mundem.

Zonja Vide: Po pse nuk e mendove ti kur më more?

Majlinda: Ngele në mes të rrugës o qelbësirë. Ngele në mes të rrugës o ndyraveshe. Të hapa derën e shtëpisë moj.

Zonja Vide: Se bëre llogarinë ti për nënën? Tani më nxjerr në rrugë.

Majlinda: Derën e shtëpisë ta hapa. Tani më sjell dhe këtu më telendis.

Zonja Vide: Kam rritur 9 fëmijë, të kini turp.

Majlinda: Ke edhe 8 fëmijë të tjerë nuk më ke vetëm mua. Ata ku janë? Sikur nga një muaj…

Zonja Vide: Po pse moj sot u bëra e keqe për ju unë? Se dje isha e mirë që ju rrita.

Majlinda: Po më fut në sherr me tim shoq mama, po më ndan nga im shoq.

Zonja Vide: Po ju rrita moj, ju kam mbajtur në pëllëmbë të dorës bashkë me babain tuaj. Mish e oriz hanit gjithë vitin. Nuk keni parë një ditë zi.

Majlinda: Një javë të mbanin ty ata fëmijë, ata 8 që ke do kalonte gjithë viti.

***

Eni Çobani: Zonja Vide je nëna e 9 fëmijëve. Kjo është një nga të 9, kështu i ke të nëntë? Kështu i ke si Majlinda? Të marrin përpara të 9?

Zonja Vide: Po përderisa s’më mbajnë, përpara më kanë vënë.

Majlinda: Zonja Eni, një ditë merre në shtëpi.

Eni Çobani: Si?!

Majlinda: Po s’të vuri flakën, një ditë merre në shtëpi. Është plakë e fëlliqur plakë e qelbur, të fut në sherr. Një ditë merre në shtëpi dhe do e shikosh zonja Eni. Do fluturosh nga kati i tretë zonja Eni.

Eni Çobani: Ta marr unë në shtëpi?

Majlinda: Po, po, nga kati i tretë do fluturosh nga kati i tretë.

Eni Çobani: Po unë i kam të mitë moj zonjë të marr dhe të tutë tani?

Majlinda: Nga kati i tretë zonja Eni! Ka edhe 8 fëmijë të tjerë. Ta shikojnë pse më drejtohet vetëm mua?

Eni Çobani: Po pse i the pra? Ti i ke thënë hajde.

Majlinda: Mama të kam strehuar në shtëpi se ngele përjashta mama.

Zonja Vide: Po më kishe premtuar moj bijë. Po të mos më kishe premtuar do e gjeja dhe unë vendin tim.

Majlinda: Ngele në kasolle mama. Ne e kemi zakon në fshatin tonë, vajza u martua shkon te burri, e shikon te burri. Shkon te burri. Jo të mbaj vjehrrën im shoq.

Zonja Vide: Unë kam qenë mbretëreshë që ju rrita, ishit 9 fëmijë moj, nuk i rrit dot njeri edhe ju nuk mbani një nënë. Turp t’ju vij.

Eni Çobani: Edhe dhëndri e mban vjehrrën.

Majlinda: Po s’ta kam borxh. Ke edhe 8 fëmijë të tjerë.

Loading...