Marjeta mbesa e një ish- funksionari të lartë, gazetarja zbardh detaje tronditëse dhe ngre dyshime ndaj policisë

Gazetarja dhe autorja e emisionin “Me Zemër të Hapur”, Evis Ahmeti, ka zbuluar një detaj të pa lakuar më parë në lidhje me Marjeta Karajn, urdhëruesja e kr imit ma ka bër ku një 61-vjeçar u vra e më pas u dogj në Dajt në vitin 2017.

E ftuar në emisionin “Open”, Ahmeti ka zbuluar se Marjeta Karaj është mbesa e një ish- funksionari të lartë të përfolur për afera s**suale.

Ajo ka ngritur dyshimin edhe në lidhje me punën e policisë, duke deklaruar se më e pakta në lidhje me ngjarjen ka neglizhencë, referuar faktit se edhe pas kaq ditësh, ende bashkëshorti i Marjetës dhe babai i Besmirit, një nga autorët e vrasjes, nuk është marrë në pyetje.

“Bashkëshorti i Marjetës dhe babai i Besmirit, deklaron që Marjeta ditën që policia e ka ndaluar dhe e ka arrestuar, e ka telefonuar dhe i ka thënë jam në zyrë, mund të vini e të paraqiteni këtu. Kështu thoshte zoti Spiro, madje shton se që nga dita e ndalimit të saj, e kam mësuar përmes mediave lajmin dhe pretendon se nuk është marrë në pyetje nga policia.

Kjo është pikëpyetje për neglizhencë të policisë.

Ka një neglizhencë, sepse informacioni i fundit që më ka ardhur është që Marjeta është mbesa e një ish funksionari të lartë shtetëror, edhe ai i përfolur për afera seksuale. Pra ka pasur një lloj mbështetje. Si ka mundësi që babai i Besmirit thotë që para 3-4 javësh ka qenë me djalin tjetër, kanë udhëtuar dhe policia…

Mund të hyjmë në sistemin TIMS dhe ne e kemi vërtetuar që Besmiri ka qenë këtu. Pse policia pas kaq ditësh nuk e ka marrë në pyetje Spiro Karain? Nuk mund ta marrësh në telefon policia e Shtetit Marjetën e ti thotë paraqitu në polici siç bëri me Ngotën që iku një herë”, ka deklaruar Ahmeti.

Loading...