Pë*dhunoi të renë që e ftoi në shtëpi, i riu shqiptar dënohet me 7 vite burg

Shqiptari, Klodjan Samurri, 29 vjeç është dënuar me shtatë vite burg nën akuzën se dhunoi seksualisht një grua në Britani të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në 26 qershor të vitit 2021 kur Samurri i cili punonte si korrier i mallrave me furgon, u takua me viktimën dhe shkuan në shtëpinë e shoqes së kësaj të fundit. Viktima tha në gjykatë se ishte shtrirë në krevat dhe ishte zgjuar “teksa Samurri po kryente veprime seksuale me të”.

Samurri i mohoi të dy akuzat e përdhunimiy, por u shpall fajtor për njërën prej tyre. Ai u dënua me shtatë vjet burg dhe do të shënohet në regjistrin e dhunuesve seksualë. Vajza tha se kishte qenë në bar me disa miqtë e saj në zonën Holloëay, natën kur u njoh me Samurri.

Prokurorja Katrina Charles tha: “Ata hëngrën dhe u larguan rreth orës 12.00. Duke ecur në këmbë rrugës vajzat ndaluan në një restorant italian që frekuentohej nga miqtë që merrnin shpesh pica aty”.

“Duka biseduar me stafin e picerisë ato u njohën me tre djem, një prej të cilëve ishte Klodjan Samurri. Ato po qëndronin jashtë sepse ishte qershor, u ulën biseduan dhe morën disa pije”, tha zonja Charles. Ato vazhduan të festonin dhe pranuan të shkonin në shtëpinë e njërit prej të pranishmëve”.

Prokurorja Charles tha se djemve iu bë e qartë se ishin ftuar të vinin në shtëpinë e një prej vajzave “por jo për të kaluar natën aty. Ato i përcaktuan kufijtë”, tha prokurorja. “Kur ato u kthyen në shtëpi akuzuesja nuk ndjehej mirë prej alkoolit të konsumuar dhe shkoi në krevat, duke fikur dritën.

Mikeshat e saj thotë se ajo mezi arrinte të fliste. Një prej tyre pa që Samurri shkoi në dhomën e viktimës “për të pyetur nëse ishte mirë”. Ajo i tha të mos shkonte në dhomën e saj se po flinte, kjo iu bë e qartë të akuzuarit”, tha prokurorja.
Ka qenë prej vajzave shkoi më pas në dhomë dhe pa që i akuzuari po tentonte të bënte seks me akuzuesen.

Loading...