Debatit i ashpër mes Ramës dhe Bardhit, opozita largohet nga Kuvendi

Pas debatit me kryeministrin Edi Rama, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca parlamentare.

Shkak i debatit është bërë zgjedhja e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ku Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po kërkojnë të vendosin Ardian Dvoranin.

Gjatë diskutimit, Bardhi i tha Ramës se drejtues të lartë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë për të blerë vota për Ardian Dvoranin. Madje, Bardhi foli me emra duke i përmendur Ramës, Samir Manen dhe Pëllumb

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit, i cili iu drejtua bardhit me fjalën “palaço cirku”. Pas diskutimeve të ashpra, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj njoftoi përjashtimin e Bardhit nga seanca.
Ndërkohë që Ramë ka vijuar përplasjen e ashpër me Gazment Bardhin pa mikrofon edhe pse seanca nuk ishte ndërprerë. Regjia e Kuvendit ka vendosur që të censurojë audion e seancës plenare.

Nuk dihen arsyet për këtë vendim, ndërkohë që kryeministri i vendit ishte duke debatuar me vetëdije të plotë me deputetin demokrat, madje duke mos kursyer dhe ofendimet personale.

REPLIKAT

Edi Rama: Kandidatura që ne kemi sjellë, nuk ishte në listën e përjashtuar nga gr parlamentar i PS. Nuk jua imponojmë kandidatin, nuk kemi interes për institucionin e Avokatit të Popullit. Ajo që u ankuam, është tentatvia për të shndërruar në seksion të PS-së, Gjykatën Kushtetuese?

Gazment Bardhi: Ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde. Drejtuesit më të lartë të Grupit parlamentar, jo vetëm kanë kërkuar votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar magfiozë dhe oligarkë për të marrë vota.

Edi Rama: Kush është angazhuar?

Gazment Bardhi: Salillari shoku jot. Samir Mane shoku jot. Ja po ta jap shembullin.

Edi Rama: Ky person këtu është intimiduar nga filani, mos më trego shokët.

Gazment Bardhi: Oligarkët dhe mafiozët e tu.

Edi Rama: Çfarë mafiozësh thua?

Gazment Bardhi: I le oligarkët tani, mafiozët është problemi. Jep llogaritë pse ke angazhuar oligarkët në votime.

Edi Rama: Të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani. Por jo me shpifje. Një çetë shpifësish.

Gazment Bardhi: Ti i ke çuar, për ta shndërruar GJykaten Kushtetuese në njësi të Partisë Socialiste.

Edi Rama: Për çfarë të përgjigjem ty mor palaço cirku. Je në gjendje t’i ofrosh zërin dhe fytyrën një cirku fantazish.

Gazment Bardhi: Ti je mafioz.

Edi Rama: Palaço, palaço!

Gazment Bardhi: Mafioz, palaço…

Edi Rama: Pis, zagar…

Loading...