Tre ditë më parë, këngëtarja e njohur, Elhaida Dani humbi në një aksident në Shkodër dajën e saj. Kjo ngjarje e tronditi këngëtaren, e cila duket se ka vendosur të ecë përpara dhe të mos dorëzohet.
Edhe pse plot dhimbje në shpirt, ajo ka vendosur të vijojë agjendën artistike. Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në natën e tretë të Festivalit të Këngës, Elhaida ka kënduar krahas Gjergj Kaçinarit.
Madje, gjatë prezantimit, moderatorja Arbana Osman e ka falenduar që ka vendosur t’i bashkohet Festivalit, përtej dhimbjes që po kalon.
“Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”, u shpreh Osmani drejtuar këngëtares./Shqiperiaime