Basha:Gjiknuri do ishte në burg nëse vepron Prokuroria

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se do ishin në burg 150 veta duke përshirë edhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjise Damian Gjiknuri për çështjen e Unazës së Madhe.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Basha u shpreh se kompania që ka marrë përsipër këtë tender është veçse instrument i vjedhjes dhe nëse do vepronte Prokuroria ministri dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës do ishin në burg.

“Korrupsioni qëndron në mënyrën si nuk po zbatohet ligji. Sot do kishte një megaproces. Nuk do ti zinte ai kafazi i hekurt po të vepronte Prokuroria. Do kishte 150 veta aty, nga nënshkruesi më i thjeshtë i ARRSH deri tek ministri i Infrastrukturës. Madje do kishte të pandehur edhe kryeministrin po të vepronte Prokuroria”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Loading...