Ndër shkaqet që çuan në shpalljen e Sali Berishën si non-grata, për gazetarin Arian Çani, mes tjerash lidhen edhe me vet ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Çani, tha në studion e “Të paekspozuarit”, në MCN tv, se Basha pos Edi Ramës e Sorosit, ka lobuar fort në kurriz të Berishës që ta nxirrte atë non-grata.
“Gjithçka në politikë është dinamike është në lëvizje. Të bëhemi pak racionale, ne nuk mund të gjykojmë me të njëjtat gjëra dhe mjete si tani si pas 10 vjetësh, pra njerëzit ndryshojnë.
Pra Saliu nuk e dinte se Basha do të punonte aq fort në kurriz të tij që ta nxirrte non-grata.
E di që nuk është vetëm Rama dhe Sorosin që ja kanë bërë këtë, që kanë lobuar etj, por është edhe Lul Basha, sepse kur vete Ambasada Amerikane dhe i thoshte Bashës kur ishte kryetar partie, qe duhet të bënit këtë gjë, atë gjë, ti e di çfarë i thoshte Basha, unë dakord jam me ju, po duhet të flisni me doktorin se nuk më lë ai, pastaj ata thanë, ta këputim njëherë këtë se u çmendem.
Tani mos ti bijmë në qafë Lulit, tani ai detyrat që kishte për ti bërë i bëri, unë them se kushdo që të ishte në vend të tij, nuk do të kishte fat më të mirë se ky, se të gjithë do të ishin nën doktorin”, tha Çani.