Lëshohen në hapësirë satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, Rama publikon pamjet

Këtë të martë janë lëshuar në hapësirë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”. Ky lajm u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa thotë se ky “premtim” u mbajt .

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama,.

Misioni “Transporter 6” lëshoi në hapësirë 114 mikrosatelitë, përfshirë dhe ato të Shqipërisë.

Më herët, Rama ka deklaruar se këto dy satelitë i cilësoi si dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2. Kryeministri shpjegoi edhe dobinë, që sipas tij do të sjellin këto satelitë për Shqipërinë

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, tha ai.

Ai ka deklaruar se me lëshimin e satelitëve, Shqipëria futet në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit

https://fb.watch/hQ9Uv2uQTM/

Loading...