Rihanna dhe Axl Rose janë artistët e fundit që kanë kritikuar Donald Trumpin për përdorimin e paautorizuar të këngëve të tyre në tubimet partiake në prag të zgjedhjeve në SHBA.
Reagimi i këngëtares erdhi pasi Philip Rucker tha se kënga e Rihannës “Don’t Stop Music” u përdor në disa vende ku Trump mbajti tubime partiake.
“Jo për shumë kohë”, ka shkruar Rihanna, duke i përshkruar tubimet e Trump si “tragjike”,
Të dy artistët i bashkohen listës së gjerë të artistëve që kanë kërkuar që këngët e tyre të mos përdoren në mitingje politike, e i fundit që kishte bërë një reagim të tillë ishte Pharrell Williams.
/m.z/r.e/ATA
Loading...