Dikur shok skuadre me Lorik Canën, ndahet nga jeta futbollisti i njohur

I trishtë lajmi që vjen nga Kameruni. Raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare ish-mesfushori i njohur i kësaj kombëtareje.

Modeste M’bami ka pësuar një arrest kardiak, ndërsa u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Le Havre të Francës.

Ish-lojtari kamerunas në karrierën e tij futbollistike ka mbajtur veshur fanellat e disa skuadra si PSG apo Marseille, ku me këtë të fundit ka qenë shok skuadre me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Kujtojmë se M’bami ka varuru këpucët në gizhdë në vitin 2016 me skuadrën e Le Havres në Francë.

Loading...