Panik në avion! Merr flakë karikuesi i telefonit, raportohet për të plagosur

Pasagjerët e një avioni që ishte nisur për në Singapor kanë përjetuar momente kaosi, pasi karikusi i një celularoi mori flakë.

Gjithçka nisi kur brenda aeroplanit që ishte gati për ngritje, një karikues në rrethana të paqarta u përfshi nga flakët. Menjëherë kabina e avionit është mbushur me tym, ndërsa stjuardesat, siç shihet në videon përkatëse, përpiqen të mbajnë pasagjerët në panik.

Zjarri filloi kur një bankë elektrike mori flakë, me tymin që përfshiu kabinën dhe çoi në evakuimin e avionit me 189 pasagjerë dhe ekuipazh.

Avioni do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.

Dy persona në bordin e avionit TR993 u plagosën dhe pësuan djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë shpëtuan shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar.

Loading...