Ngjarje e rëndë! Ishte duke punuar në çatinë e banesës, e pëson keq 41 vjeçari

Një shtetas 41 vjeçar ishte duke punuar mbi çatinë e banesës ku ka rënë nga lartësia. Shtetasi E.H është nisur drejt spitalit ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim:

Më datë 18.01.2023, në rrugën “Halit Bega”, duke punuar në çatinë e banesës së tij, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë është dëmtuar, shtetasi E. H., 41 vjeç. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...