Sali Berisha akuza ndaj kryeministrit

Në një dalje për mediat, Kreu i PD, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama për takimet që mediat e huaja kanë raportuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas Berishës, Rama 225 mijë dollarë ia dorëzoi ish-zyrtarit të FBI-së përmes Agron Nezës.

“Pra, Rama tha se nuk ka asnjë lidhje, por 225 mijë dollarë ia dorëzoi përmes Agron Nezës.

E vërteta është se McGonigal u thirr këtu pikërisht nga Rama për interesat ruse që ai përfaqësonte fshehtas dhe për të cilat u arrestua.

Në të gjitha materialet, edhe ato direkt të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona, në afërm McGonigal janë jo vetëm këta, por me emra është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Agron Neza quhet personi A, Dorian Duçka quhet personi B. Por identifikohen fare lehtë në mediat e tjera. Kurse Rama nuk është as A, as B, por siç është, Edi Rama i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm.

Në historinë e FBI, ky është zyrtari më i lartë që ky institucion i vë hekurat.

Për të gjitha këto, PD denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës.

Për të gjitha këtu, rikujton shqiptarëve se nuk janë të rastit qëndrimet e Edi Ramës si agjent influent rus ndaj qëndrimit të Beogrdit për sanksionet ruse.

Agjentët influentë kanë vetëm këto detyra. Të përdorin influencën e tyre në favor të shtetit që i shërbejnë.

Por, ajo që PD do merret, lidhet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme.

Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh.

SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij.

Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë.

Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse”-tha Berisha./Shqiperiaime

Loading...