Granit Xhaka shpallet lojtari i vitit në Zvicër

Mesfushori shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti i vitit 2022 nga helvetët.

Pas një viti fantastik ku ka luajtur 13 ndeshje dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësuesen ai është nderuar me këtë çmim.

Gjatë ceremonisë, Xhaka u shpreh mirënjohës dhe falenderoi edhe personat që nuk besuan tek ai.

“Falenderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, u shpreh ai në eventin e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Kasino Bern.

Loading...