Drama është dhe premiera e parë e Teatri Kombëtar te “arTurbina” këtë vit dhe rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur.
Aktorët Luli Bitri, Flaura Kureta dhe Elia Zaharia Zogu si motrat Ueston. Me role në vepër Eva Alika, Myzafer Zifla dhe Margent Çaushi janë familja Ajkin.
Në dramën që pritet të jetë premierë aktorët Neritan Liçaj dhe Flaura Kureta janë të fejuarit Stiv dhe Keren. ”Gusht: Portret Familje” sjell në role dhe aktorët Dritan Boriç, Niada Saliasi dhe Luli Bitri që janë familja Fordhem.
“Gusht: Portret Familjar” është historia e familjes Ueston, që ka probleme të thella të cilat shpërfaqen me tërë fuqinë e tyre kur pjesëtarët e saj mblidhen në shtëpinë e tyre në Oklahoma, ku patriarku i familjes Beverli Ueston ka humbur.
Gruaja e tij Violeta është një egoiste, manipuluese dhe e varur nga droga. Ajo përdor dhunë psikologjike dhe i torturon tre vajzat e saj. Drama konsiderohet komedi e zezë, pasi vepra përshkohet nga humori.
Përveç çmimit Pulitzer në vitin 2008, autori Tracy Letts është vlerësuar dhe me çmime të tjera. Autori shkroi edhe skenarin e filmit me të njëjtin titull, me aktoret e shquara Meril Strip dhe Julia Roberts. Të dyja aktoret u nominuan për çmimet Oscar./atsh