Eksperti i njohur denoncon KESH-in dhe ngre alarmin: ‘Ja ç’po bëhet ndërkohë që e gjithë vëmendja është te SPAK dhe te FBI’

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç , ka ngritur një shqetësim në profilin e tij në Facebook. Duleviç denoncon se KESH-i ka shitur energji me çmim gjashtë herë më poshtë sesa çmimi në bursë.

“Kur na duhet e marrim dhe me 400 € /Mwh por ama kur e shesim e shesim me 25 € /Mwh”, shkruan eksperti i energjisë në Facebook.

Duleviç thotë se çmimi i energjisë ne bursë është midis 169.63 €/MwH deri në 190.88 €/MwH.

Por KESH e ka shitur energjinë me çmime shumë të ulëta për datat 27 deri 29 janar. Eksperti sjell shembuj nga Loti 1, Loti 2, Loti 3 dhe Loti 4.

Në Lotin 1 janë shitur 7200 MwH me çmim 97.33 €.
Në Lotin 2 janë shitur 3300 MwH me çmim 45.15 €.
Në Lotin 3 janë shitur 2700 MwH me çmim 32 €.
Në Lotin 4 janë shitur 900 MwH me çmim 25.50 €.

/Shqiperiaime

Loading...