Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në “arrest me burg” ditën e sotme. Në lidhje me këtë ka folur edhe avokati Ilirjan Muho.
Ai tha se ishte i keqardhur për vendimin për të lënë në burg Klosin. Avokati u shpreh se nuk janë të vërteta deklaratat e pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj, Havier dhe që sipas tij gjithçka që ata kën thënë, e kanë thënë për të lehtësuar veten.
Madje ai tha se 120 mijë eurot e grabitura në shtëpinë e Klosit janë të marra hua nga vëllai i saj, për kurimin e xhaxhait në Amerikë.
“Jam i keqardhur nga vendi. Një vendim dhe caktohet masën e sigurist arrest me burg. Pati një debat të gjatë. Ishte një dekarim i marrë ditët e fundir më datë 3 shkurt. Është hera e katër që ajo (Rozeta Dobi) pyetet dhe sa herë pyetet jep një deklartë të ndryshëm.
Natyrisht është një gënjshtër dhe një deklartë aspak e vërtetë. Është një deklarim që vjen në përputhje me djalin e saj. Nëse do ishte e vërtetë që midis Klosit dhe shtetases në fjalë do të kishte një marrëveshje pse janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhur nga banesat e tjera.
Të gjitha këto janë deklarime që kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar. Të lehtësojë vendin e saj.
Në fazën e hetimeve nga vëllai i saj është paraqitur një kontratë huadhënie, ka nënshkruar një deklaratë ku janë dhënë 120 mijë euro për kurimin e xhaxhait të saj, që ishte diagnostikuar me tumor në mushkëri. Janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait dhe më pas i janë kthyer Aldës në shtëpi.
Lekët janë për xhaxhain se ishte për tu kuruar. Mos u cudisni që nëse nuk merr atë që pretendon të jemi para një deklarimi tjetër. Deklarimet e saj janë të pavërteta” tha avokati ndër të thjera.
Kujtojmë që Klosi u prangos pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares.
Dobi, e cila është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.
Origjina e parave mbetet ende mister. Pastruesja Dobi tha se kishte vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e Klosit, ndërsa më pas pohoi se edhe 404 mijë euro që iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, i përkasin po Klosit.