Ashensori ra nga kati i pestë në zero, Policia sqaron: Lejoheshin 2 persona, kishin hipur 5!

Shkak i rënies së ashensorit në një pallat në “Astir” mbrëmjen e djeshme është bërë tejkalimi i kapacitetit. Policia e Tiranës sqaron se, kapaciteti i lejuar në ashensor ishte 2-3 persona, por në momentin e ngjarjes aty kishin hipur 5 persona.

Fatmirësisht, dy personat e dëmtuar, burrë e grua, pasi kanë marrë mjekimin në spital janë larguar në shtëpinë e tyre. Tre personat e tjerë që ndodheshin gjithashtu në ashensor, nuk kanë pësuar dëmtime.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona.

2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, njofton Policia e Tiranës.

Loading...