Gjenden pa shenja jete nën rrënojat e tërmetit çifti i volejbollistëve në Turqi

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e volejbollit, ku çifti Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi. 27-vjeçarja Betul Çakir dhe bashkëshorti i saj Bedrettin Çakir, të dy volejbollistë, u gjetën nën rrënoja pranë njëri tjetrit pa shenja jete, raportojnë mediat turke.

Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, u martua me bashkëshortin e saj volejbollist, Bedreddin.

Dy tërmete me magnitudë 7.7 ballë kanë ndodhur dje në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş dhe 7.6 në rrethin Elbistan. Tërmeti shkaktoi dëme të thella në shumë qytete përreth. Në Turqi është shpallur zi kombëtare. Ndërkohë që të gjitha aktivitetet sportive u ndërprenë deri në një deklaratë të dytë , komuniteti sportiv nuk qëndroi indiferent ndaj tërmetit dhe filloi fushatat e ndihmave në para për t’u shpërndarë viktimave të tërmetit.

Loading...