Vodhi librin ‘Gjuetari i balonave’, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija!

Nga Anila Hoxha

Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të demtuar nga një aksident rrugor, si dëshmitare në vendngjarje drejtoi makinen pa patentë dhe e çoi të plagosurin në spital. Aty e akuzuara priti policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë. Për këtë akuzë prokuroria me sytë ulur kerkoi deklarimin fajtore të shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.
Në fund të gjykimit e pyes gjyqtarin: I nderuar, si ky vendim a ke dhënë të tjerë verdikte fajesie që nuk do doje kurre ti kishe shpallur?

U pergjigj: Po. Tete vite më parë, më ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia për vjedhje. Ma sollen të pandehur. Kur lexova dosjen, pashë që kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .

E pyeta: Pse e vodhe? Me tha: Nuk kisha para, kisha degjuar aq shumë për këtë libër sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat.

Ishte 19 vjeç. Nuk dhashë burg për të, por e dënova!

Loading...