Sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në Dritare TV theksoi se juglindja e Shqipërisë është një zonë sizmike.
“Zonat më sizmike në Shqipëri nga magnituda e shkalla rihter, janë në lindje të Shqipërisë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7. Ishte interesante në fakt pasi pati shumë dëme në banesa, por në dhjetor, për më pak se një muaj, të gjithë hynë në shtëpi të reja. Vitin e Ri e kaluan në banesa të rindërtuara.
Durrësi ka më shumë rrezik. Edhe nga kushtet e tokës dhe terrenit, por edhe sepse është në bregdet. Ndaj Durrësi është më i rrezikuar se Tirana nga tërmetet. Atje është kufiri i pllakave. Edhe Tirana është e rrezikuar por më pak. Gjithashtu edhe Vlora është zonë sizmike. Në 1930 ka qenë tërmeti i fundit i fortë që ka goditur qytetin.
Ndërsa gjithë blloku i Himarës, Sarandës, është shumë larg rrezikut sizmik. Por Ballkani është një zonë sizmike me rrezik”, u shpreh zoti Aliaj.