Një 92-vjeçar me iniciale H.A., banues në Fushë-Krujë ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tij. Dyshohet se shkak i rrjedhjes së gazit nga një furnelë bëri që banesa të përfshijej nga flakët dhe për pasojë i moshuari të ndërronte jetë.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Loading...