Lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë sot në Shqipëri kanë krijuar panik te qytetarët nisur dhe nga situata e krijuar në Turqi.
Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë ka qetësuar qytetarët pas tërmetit në Elbasan.
“Mos u shqetësoni nga tërmete të tilla, ata nuk sjellin ndonjë rrezik”, tha profesori.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 12:00 në vendin tonë. Tërmeti me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në zonën e Gjinarit, 23 km në lindje të Elbasanit. Tërmeti kishte një thellësi 10 km.
Loading...