Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ndërsa ka humbur jetën një 53-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare, viktima ishte duke punuar kur është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia duke ndërruar jetë në vend .
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të ndodhur sot në rrugën “Konferenca e Pezës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Loading...