Sa bukur!Përqafimi, lëndë shkollore në Danimarkë

Ky material, nëpërmjet pyetjes retorike (që nuk ka nevojë për një përgjigje) se ‘ Si është e mundur që fëmijët danezë duken të përshkruar nga një lumturi e qëndrueshme dhe shfaqen të edukuar dhe të sjellshëm?’ mund të shërbejë si përqasje tek fëmijët shqiptarë.

Motivimi te fëmijët danezë është më i thjeshtë se sa mund të mendohet: Gjithmonë janë mësuar ta kenë dhe ta bëjnë me empati ( e përkufizuar edhe si esenca njerëzore). Kjo i bën të qëndrojnë larg nga bullizmi dhe ankthi.

Prandaj për këto arsye përqafimi është një lëndë e vërtetë shkollore. Jessica J. Alexander, gazetare dhe psikologe amerikane e apasionuar për studime mbi ndryshimet mes kulturave e ka studiuar edhe këtë. Metoda e re daneze për të edukuar fëmijët me lumturinë në shkollë dhe familje na jep disa spunto interesante drejt një jete më të lumtur.
Sipas autores modeli shkollor dhe edukues i shumë vendeve është në gjendje amullie, ka mbetur prapa në kohë dhe si rrjedhojë nuk mund t’u bëjë ballë problemeve aktuale, para së gjithash bullizmit. Në shkollat daneze është interesante të vësh re sesi përqafimi është shndërruar në lëndë shkollore. Përqafimi ndihmon të rritë empatinë dhe lumturinë pa qënë nevoja të impenjohen më veprimtari të shumëfishta. Autorja nënvizon dhe faktin sesi nofka dhe gjëra të ndaluara ndikojnë negativisht në rritjen pozitive të tyre.

Për më tepër deklaron se vetëvlerësimi, vetëdija dhe lumturia varen drejtpërdrejt nga gjendja e mirë, pra ndikojnë në mënyrë anësore përgëzimet dhe notat e mara në kuadrin shkollor.

Një tjetër shembull praktik mund të gjendet në Klassens tid, ose mësimdhënia që ka të bëjë me empatinë, aq sa fëmijët të mund ta kuptojnë plotësisht atë që ndiejnë fëmijët e tjerë, se është një ndjenjë gëzimi ose dhimbjeje.
•Të vihesh në rolin e dikujt; të depërtosh brenda shpirtit.

Përgatiti Arjan Th. Kallço/ korcareport/ KultPlus.com

Loading...