Profesori turk, Övgün Ahmet Ercan, ka këshilluar banorët që jetojnë në zonat me rrezik të lartë, pas tërmeteve shkatërruese në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë të jenë vigjilentë ndaj tërmeteve që mund të ndodhin.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, profesori u bën thirrje qytetarëve që të marrin masa paraprake, në mënyrë që të kuptojnë sa më shpejt të jetë e mundur që po ndodh tërmet.
Ai këshillon qytetarët se para se të shkojnë në shtrat të mbajnë te koka një bilbil dhe një shishe plastike me ujë, në mënyrë që të kontrollojnë sa më shpejt “sjelljen” e ndërtesës dhe të veprojnë më pas për tu mbrojtur.
“Që nga tërmeti i 6 shkurtit, Fraktura e Anadollit Lindor, Fraktura e Malatya, Mburoja Arabike, Fraktura e Detit të Vdekur kanë qenë të tensionuara. Nuk ka kuptim të thuash “kujdes” nëse strukturat nuk janë të mira. Si masë paraprake, shkoni në shtrat me një bilbil në qafë dhe me një shishe plastike me ujë. Kontrolloni sjelljen e ndërtesës sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan profesori i njohur.
Numri i vdekjeve në Turqi është rritur në 18,342, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në 21,719, një numër që pritet të rritet.
Sipas përditësimeve më të fundit nga Siria, 3,377 kanë vdekur atje, duke e çuar totalin në 21,719.