Tërmeti në Turqi dhe Siri shkatërrimtar, bilanc tragjik, mbi 25 mijë të vdekur

Vijon të rritet numuri i viktimave në Turqi dhe Siri, pas tërmetit tragjik.

Bëhet me dije se deri më tani janë nxjerrë të pajetë 25,000 persona. E teksa kërkimet vijojnë shpresa për gjetjen e të mbijetuarve po shuhet. Në Turqi raportohet për 22327, ndërsa mbi 3 mijë në Siri.
Sot është disa e pestë që ekipi i kërkim-shpëtimit vijon punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja, por teksa ditët kalojnë shpresat veniten për të nxjerrë nga gërmadhet persona të gjallë.

Ndërkaq një situatë e përkeqësuar e sigurisë në Turqinë jugore ka ndërprerë përpjekjet e shpëtimit. Punonjësit gjermanë të shpëtimit dhe ushtria austriake ndërprenë operacionet e tyre të kërkimit të shtunën, duke përmendur përleshjet midis grupeve të paidentifikuara.

Ministria e Mbrojtjes e Austrisë tha më vonë se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtjen e saj, duke lejuar që operacionet e saj të shpëtimit të vazhdonin.

Loading...