Fotoja që po bën xhiron e rrjetit/ Gjithë pallatet të shembur, në këmbë vetëm godina e inxhinierëve të ndërtimit

Zemërimi i shoqërisë turke sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që dukej sikur ishin prej letre e që u shembën nga tërmeti apokaliptik i disa ditëve më parë.

Ndërkohë vëmendjen është duke e marrë postimi i një fotoje të një gazetari turk nga një pikë në Kahramanmaras, ku e vetmja ndërtesë që ka mbetur në këmbë është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit të kompleksit që u shemb.

Gazetari Ragip Soylu shkroi në llogarinë e tij në Twitter:

“Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”.

Loading...