Forcat siriane ndalojnë kërkimet për të mbijetuarit: ‘Komuniteti ndërkombëtar ka gjak në duar’

Ismail al Abdullah i Forcës së Mbrojtjes Civile Siriane, ose Helmetat e Bardha ka shprehur rezerva ndaj komunitetit ndërkombëtar me pretendimin se nuk kanë marrë ndihmë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i së hënës që tronditi vendin dhe shkaktoi mijëra viktima dhe të plagosur.

“Ne kishim nevojë për pajisje shpëtimi që nuk erdhën kurrë. Komuniteti ndërkombëtar ka “gjak në duart e tij”, thotë ai, citon BBC.

“Mjekët që takova këtu nuk kanë kohë për arsyetimet e komunitetit ndërkombëtar për mos dërgimin e ndihmës.”, ka shtuar më tej Ismail al Abdullah.

“Ne nuk kemi staf mjekësor të mjaftueshëm në kohë normale, nuk ka rëndësi gjatë një katastrofe,” thotë Dr Farouk Al Omar në spitalin SAMS Bab al-Hawa.

Kur goditi tërmeti i parë, ata kishin vetëm një aparat ekografie për 350 pacientë. “Nuk kemi fjetur për 48 orë,” ka shtuar ai. /abcnews.al

Loading...