Punëtorët e një parku në Paris gjetën të hënën trupin e një gruaje të copëtuar, i futur në një thes në një park në verilindje të kryeqytetit francez, sipas njoftimit të policisë.
Zbulimi i tmerrshëm u bë në një zonë të pyllëzuar të Parkut Buttes-Chaumont, një vend i njohur për familjet dhe njerëzit që jetojnë në lagjen e 19-të të Parisit, duke bërë që policia të nisë një hetim për vrasje.
Një burim i afërt tha se pjesa e trupit dukej të ishte zona e legenit të një gruaje.
Kryetari i komunës së 19-të, François Dagnaud konfirmoi se ishin punëtorët e parkut ata që gjetën trupin e saj.
Parku u mbyll për hetime.
Lajmi vjen katër muaj pasi rrëmbimi dhe vrasja e një vajze 12-vjeçare shkaktoi tronditje dhe zemërim në Paris.
Viktima u sulmua seksualisht dhe u vra pas shkollës.
Rasti shkaktoi një polemikë të ashpër politike sepse vrasësi i dyshuar ishte një grua algjeriane me probleme mendore, e cila ndodhej në Francë ilegalisht