Ai tha për mediat tha se universiteti i ka kërkuar ndihmë policisë për situatën e krijuar dhe u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë.
“Janë një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.
Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.
Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “Universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve,” tha Lleshi./Blakanweb