Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar kriteret dhe kategoritë që do të mund të përfitojnë nga përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve shërbim publik social
Kategoritë përfituese janë:
invalidët e punës;
personat e verbër;
të sëmurë paraplegjikë dhe tetraplegjikë
personat me aftësi të kufizuara.
Veprimet njihen vetëm kur bëhen në emër të qytetarit me status “invalid” dhe duhet që mjeti të jetë deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë;
Dosja e mjetit, e qytetarit me status “invalid” dhe dosja e invaliditetit e tij duhet të jenë në Rajonalen ku ka vendbanimin qytetari me këtë status sipas Gjendjes Civile.
Dokumentet që kërkohen për të përfituar nga përjashtimi i taksave:
Të jetë i pajisur me librezën e invaliditetit;
Vërtetim të KMCAP-it nga e-albania ose vërtetimin origjinal/i noterizuar lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për periudhën përkatëse të invaliditetit
Vendimin e Komisionit të Përcaktimit të Verbërisë;
Vërtetimin që nuk zhvillon aktivitet privat;
Dokument identifikimi i personit me status “invalid” që ka në pronësi mjetin”.