Tërmeti shkundi Shqipërinë, reagojnë qytetarët të shqetësuar

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi pak më parë Elbasanin me epiqendër qytetin e Belshit duke u ndjerë edhe në shumë qytete të tjera të vendit.

Ndonëse lëkundjet sizmike ishin të një magnitude që nuk mund të shkaktojë probleme në banesa, infrastrukturë apo njerëz, banorët në Belsh, Elbasan, Lushjnë, madje edhe në Tiranë shprehen se e ndjenë shumë tërmetin dhe se u frikësuan, pasi thellësia e tërmeti ishte 5 kilometra, duke i bërë lëkundjet shumë të ndjeshme.

“U ndje shumë, Zoti na Ruaj”, tha një banor nga Elbasani.

Loading...