Përplasja e frikshme e dy trenave në Greqi, detaje…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tempe, Greqi ku një tren komercial u përplas me një tren pasagjerësh i cili po bënte linjën Athinë-Selanik.

Sipas mediave të huaja nga përditësimi i fundit mësohet se fatkeqësisht numi i viktimave është rritur, ku ka shkuar në 32, ndërsa 85 të tjerë janë të plagosur.

Përpjekjet e zjarrfikësve janë fokusuar aktualisht në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve të cilët janë përmbysur dhe ku nxjerrja është më e vështirë.

Pak para mesnatës Qendra Operative e Zjarrfikësve u njoftua për një aksident treni me zjarr në hyrje të Luginës së Tempes. Një tren tregtar dhe pasagjerësh që drejtonte linjën Athinë – Selanik u përplas.

Menjëherë u mobilizua zjarrfikësja 40 zjarrfikës dhe 17 automjete. Në vendngjarje operon EKAV me 30 autoambulanca, duke vijuar punën e shpëtimit dhe mjekimit, ndërsa policia greke po ndihmon.

Të plagosurit u dërguan në Spitalin Universitar të Larisës dhe disa në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës dhe spitalin e Katerinis.

Treni i pasagjerëve IC 62, i cili ishte nisur nga Athina për në Selanik, mbante rreth 350 pasagjerë , njoftoi më herët kompania Hellenic Train, e cila shpjegoi se nga 430 personat që kishin hipur në të në Athinë, rreth 80 zbritën në Larisa. Sipas informacioneve, në trenin e mallrave ndodheshin tre persona.

Loading...