Një 59 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Gramshit, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjek për shkak të detyrës.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inciale Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, i cili akuzohet për veprën penale:
“Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.