Personi që shihni në foton e mësipërme është Marjana Gurakuqi e cila u plagos e para nga Dan Hutra në zonën e “Astirit”. Ajo nuk raportoi fillimisht në polici për ngjarjen. Ajo shkoi në polici vetëm pasi dëgjoi për lajmet e vrasjes së 3 grave të tjera dhe plagosjen e 2 të tjerave.
Marjana Gurakuqi e ka dorën e fashuar dhe tenton që ta fshehë pas bluzës. Nëse do e raportonte si ngjarje në kohën kur ka ndodhur, ndoshta vrasjet e tjera mund të ishin parandaluar.
Emisioni “Pa Gjurmë” ka arritur që të marrë dëshminë e saj. Dan Hutra ka deklaruar në polici se e njihte Marjana Gurakuqin dhe se kjo e fundit i kishte një borxh prej 80 mijë eurosh.
Mirëpo, ajo ka deklaruar se nuk e njeh Dan Hutrën. Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Dan Hutra ka hedhur në drejtim të saj duke thënë se Marjana Gurakuqi kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli. Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni…
Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë
Marjana Gurakuqi: Faleminderit!
Gazetari: Kishe diçka serioze?
Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam
Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja, as…ndaj edhe nuk dua…
Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?
Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici
Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?
Marjana Gurakuqi: Po, unë atë… kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë
Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?
Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi
Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?
Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu
Gazetari: Po pra, por ai për 2021 thotë se ju ka dhënë 80 mijë euro
Marjana Gurakuqi: Nuk ëëë…thashë që…
Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?
Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq…
Gazetari: Mirë, faleminderit
Marjana Gurakuqi: Mirupafshim