Policia e Tiranë ka gjetur ditën e sotme një vajzë 4-vjeçare te Liqeni Artificial të pashoqëruar nga asnjë i afërm i saj.
Vogëlushja është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr. 1 dhe policia fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Vogëlushja quhet Merkel dhe ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.
Njoftimi:
Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.
Loading...