Itali- U vetmbrojt për t’i shpëtuar përdhunimit, por dënohet shqiptarja që vrau italianin.
E liruar për vetëmbrojtje, Gjykata italiane ka dënuar me burg një vajzë 27-vjeçare nga Ovada u dënua me 6 vjet në apel për 53-vjeçarit Massimo Garitta.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi më 1 janar 2019, kur trupi i burrit u gjet, pas një denoncimi nga një pasagjer treni, që kishte parë kufomën në një fushë pranë hekurudhës. E reja me origjinë shqiptare, e cila në momentin e ngjarjes ishte 24 vjeçe, ka shpjeguar se burri kishte tentuar ta përdhunonte, duke i shkaktuar lëndime në këmbë. Në tentativë për të shpëtuar, gjithmonë sipas versionit të saj, ajo tregon se e përplasi Garittën me makinën e saj të vogël.
53-vjeçari u gjet në një fushë me xhup dhe mbathje të ulura. E reja shpjegoi se pasditen e 31 dhjetorit ishte takuar me Garittën në qytet dhe se me të kishte arritur në një zonë periferike. Në atë moment supozohet se kishte nisur sulmi seksual, një tentativë përdhunimi e vërtetuar, ndër të tjera, nga dëmtimet në këmbë të gruas. Por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit shqyrtuan shkresat, dëgjuan disa ekspertë të cilët analizuan gjurmët e lëna nga makina dhe përmbysën rezultatin e gjykimit të shkallës së parë.
Për vendimin, mbrojtja ka shpallur ankimimin e çështjes, e dosja do të shkojë në Kasacion.