Dy të rinj kanë dhunuar një infermier në urgjencën shëndetësore të spitalit të Beratit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa infermieri Ernito Shehu ka qenë në orarin e tij të shërbimit dhe është dhunuar nga të rinjtë Klajd Sharavolli dhe Enson Ndile.
Të rinjtë përkatësisht 20 dhe 22 vjeç kanë rrahur infermierin me pretendimin se ai u ka zënë rrugën.
Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar me Shehun dhe më pas e kanë qëlluar me shuplakë.
Autorët kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia.
Loading...