Vlorë- Dhunë në stadiumin e Vlorës.
Dinamo arriti të marrë një fitore me shume polemika në Vlorë. Kryeqytetasit fituan me shifrat 0-1 falë golit të Denison në minutën e 83. Ky realizim erdhi nga një penallti që solli shumë kontestime.
Në Vlorë nuk ishin aspak dakort me vendimin e arbitrit. Gjithashtu edhe tifozët nuk ishin aspak të sigurt për penalltinë e dhënë duke hedhur shishe në fushën e blertë.
Trajneri i Flamurtarit, Troisi, u tensionua në pankinë dhe do të ndëshkohej me karton të kuq.
Në fund ekipi i Mehmetit grumbullon tre pikë të tjera dhe shkon në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me një pikë më pak se Skënderbeu.
Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, lumë shishesh shpërthyen për arbitrat e takimit që u larguan të shoqëruar nga policia.