Sazan Guri Qan LIVE Në Emision Për Qenin E Ndjerë: ‘Më shuante sherret në shtëpi’!

Tiranë- Ambientalisti Sazan Guri ishte i ftuar sot në një emision televiziv. Mes lotësh ai foli për humbjen e qenit të tij.

Ambientalisti tregoi se Darki i tij ishte 19 vjeç dhe prej 4 vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Tejet i prekur ai kujtoi disa nga momentet më të bukura me qenin, nga momenti që e priste në shtëpi, tek lehjet e ti për të “shuar” zënkat mes fëmijëve apo nuhatja e tij për çdo njeri me qëllim jo pozitiv që hynte në zyrë.

Sa i përket lajmeve për 40 ditë zi, Sazani tha se ishte një deklaratë emocionale që kishte si qëllim dhënien e një mesazhi ndërgjegjësues për gjithë shqiptarët.

Loading...