Blendi Gonxhe tha në “Good Morning Albania” se ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kishin lidhje me aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur tre persona.
Sipas tij për këto ndryshime kishin filluar punimet që në korrik të 2022, ndërsa shpallja e tyre pak ditë pas aksidentit ishte një rastësi.
E pazakontë/ Hapet fondacion ‘online’ për Luizin, ja sa mijë dollarë janë grumbulluar në pak orë. Plasin reagimet në rrjet. Për çfarë arsye është hapur?
“Ndryshimet në Kodin Rrugor ne i kemi pasur në diskutim që në korrik të 2022. Ka qenë shqetësimi dhe gjithmonë këto kanë qenë në miratim e sipër. Momenti na gjeti që përkoi me një datë, por nuk janë bërë për këtë rast.
Ky rast është shumë i rëndë dhe ne po analizojmë çdo gjë më tutje, nga pikëpamja e testimeve edhe nga pikëpamja e dinamikave të ndryshme që mund të ketë me këta të rinj. Se filloi një sfidë e këtyre të rinjve në Tik Tok, ndaj ligjit dhe rregullave.
Sfidë e vërtetë ndaj shtetit, ndaj shoqërisë. Shumë nga këta karagjozë filluan ta bënin qëllimisht më pas. Ishte një kundër reagim ndaj perceptimit dhe reagimit të parë që ne patëm”, -tha për Euronews Albania, Blendi Gonxhja.