Vlorë/ Arrestohet i riu që lëvizte me automatik. Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Vlorë, ndërsa në pranga ka rënë një një i ri që lëvizte me automatik.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi D.P (A)., i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policise
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.
Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari që e mbante armën në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës.

Procedohen penalisht 2 shtetas (pasagjerë në automjet), për moskallëzim krimi.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”.

Loading...