Babai vret pamëshirshëm dy djemtë e tij: ‘Fëmijët i dërgova në parajsë, tani erdha këtu’

Goditjet si natyrore dhe njerezore sa vijnë dhe po e vënë Turqinë në shenjestër.

Një ngjarje horror ka tmerruar Turqinë, ku mëngjesin e sotëm një burrë ka vrarë dy djemtë e tij.

Mësohet se burri i idenfitikuar si Murat R., është paraqitur papritur në komisariatin e policisë së zonës, duke iu drejtuar policëve të shërbimit: “Fëmijët i dërgova në parajsë, tani erdha këtu”.
Duke parë sjelljet e tij të çuditshme, fillimisht policët dyshuan në atë që ai tha dhe për verifikim u nisën drejt banesës së personit në fjalë, ku fatkeqësisht zbuluan tragjedinë. Ata gjetën dy djemtë e autorit, 13-vjeçarin Yagmur R. dhe 10-vjeçarin Emre R., pa shenja jete.

Autori dyshohej se ishte me probleme të shëndetit mendor, ndërsa u ndalua menjëherë nga policia.

Loading...